Prill 13, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Zarif i drejtohet Guterres: Sulmi i qëllimshëm ndaj objekteve bërthamore është krim lufte

Në një mesazh drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të KB, ministri i jashtëm iranian e quajti sulmin ndaj objektit bërthamor Natanz një "terrorizëm bërthamor" dhe "krim lufte".

Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit, Muhamed Javad Zarif në Twitter njoftoi se kishte shkruar një letër për Këshillin e Sigurimit të KB dhe tha: Sulmi i qëllimshëm ndaj një strukture bërthamore të mbrojtur - me një rrezik të lartë të lëshimit të padëshiruar të materialit radioaktiv - është terrorizëm bërthamor dhe krim lufte. Zarif shtoi: Izraeli kishte kërcënuar të merrte masa për të parandaluar ringjalljen e marrëveshjes bërthamore pas zgjedhjeve në SHBA dhe kjo tani po ndodh. Ministri i Jashtëm iranian theksoi: Nëse Shtetet e Bashkuara duan të shmangin pasojat e këtij bixhozi idiotesk, ata duhet të ndalojnë së përdoruri si një mjet negocimi terrorizmin ekonomik të Trump ose terrorizmin bërthamor të kohëve të fundit dhe të heqin të gjitha sanksionet që janë vendosur, ose ri-vendosur dhe riemëruar që nga implementimi i marrëveshjes bërthamorë. Zarif sqaroi: Irani do të përgjigjet në kohën e duhur pas verifikimit të heqjes së të gjitha sanksioneve të SH.B.A.-së duke pezulluar të gjitha masat kundërvepruese, të cilat tani do të rriten ndjeshëm për shkak të sabotimit të fundit bërthamor. Të Dielën në mëngjes, një aksident ndodhi në një pjesë të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në objektin e pasurimit të uraniumit në Natanz. Objekti bërthamor Natanz ka qenë gjithashtu shënjestër e sulmeve kibernetike të SHBA dhe Izraelit edhe në të kaluarën.

Tags