Prill 13, 2021 17:15 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Largimi i forcave amerikane nga Iraku, ndihmon vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në këtë vend

Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se largimi i forcave amerikane nga Iraku në bazë të projektligjit të miratuar në Parlamentin e këtij vendi, do të ndihmojë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Irak dhe në rajon.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në takim me Kasim Al-A’raxhi, këshilltari për siguri kombëtare i Irakut, vuri në dukje kryerjen e krimeve të pafalshme të terroristëve amerikan në martirizimin e dy heronjve të mëdhenj të popullit të Iranit dhe Irakut, gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, dhe tha se largimi i terroristëve amerikan nga Iraku është e drejtë legjitime e popullit irakian dhe shtoi: “Largimi i forcave amerikane nga Iraku në bazë të projektligjit të miratuar me maturi në Parlamentin e Irakut, do të ndihmojë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Irak dhe në të gjithë rajonin”.

Gjeneral Hatami vazhdimin e zhvillimit të bashkëpunimeve të mbrojtjes dhe të sigurisë mes Iranit dhe Irakut e konsideroi faktor të rëndësishëm në forcimin e dimensioneve strategjike të këtyre marrëdhënieve që janë projektuar në kuadër të interesave të të dy popujve, ndërsa shtoi: “Populli i Iranit dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit ashtu siç kanë qëndruar përkrah popullit dhe forcave të Irakut në luftën kundër terroristëve të ISIS, do të qëndrojnë përkrah Irakut edhe në periudhën e rindërtimit të këtij vendi”.

Kasim Al-A’raxhi, këshilltari për siguri kombëtare i Irakut, në këtë takim kujtoi rolin e Republikës Islamike të Iranit në luftën kundër terroristëve të ISIS dhe theksoi nevojën për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve në të gjitha fushat.

Tags