Prill 13, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerikanët t'a dinë se sanksionet dhe sabotimet nuk do të jenë një mjet i negociatave

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha të martën se SHBA duhet të heqë të gjitha sanksionet e vendosura pa ndalur zbatimin e detyrimeve të saj.

Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Teheran, Zarif tha se amerikanët duhet të kuptojnë se as sanksionet dhe as sabotimet nuk do të jenë një mjet i negociatave, duke vënë në dukje se ato vetëm do ta bëjnë situatën më të vështirë. Bashkëpunimi i ndërsjellë në rajon është në interes të paqes dhe sigurisë, tha ai, duke shtuar se Teherani dhe Moska do të vazhdojnë bashkëpunimin në formatin e Astanasë dhe kornizave të tjera. Të dy palët shkëmbyen mendime mbi Gjirin Persik, ekonominë, kulturën, energjinë bërthamore, vaksinat anti-COVID-19, si dhe ruajtjen e paqes në Afganistan. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, nga ana e tij, e cilësoi dialogun politik midis dy vendeve si të rregullt dhe konstruktiv. Ne duhet t'u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të kthehen në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, nënvizoi ai. Rusia ka prezantuar një iniciativë për sigurinë kolektive në Gjirin Persik, tha Lavrov, duke shtuar se Moska është e bindur se tejkalimi i dallimeve në rajonin e Gjirit Persik është i mundur përmes dialogut gjithëpërfshirës, respektit të ndërsjellë dhe duke marrë parasysh interesat e të gjithë vendeve. Nisma për Paqen e Hormuzit - e propozuar nga Teherani bazohet gjithashtu në parime të ngjashme, shtoi ai.

 

Tags