Prill 13, 2021 20:52 Europe/Tirane
  • Akti i sabotazhit në Natanz, Irani fillon pasurimin e uraniumit në masën 60%

Negociatori i lartë i Iranit i tha kanalit televiziv iranian Press TV se Irani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) për planin për të filluar pasurimin e uraniumit me 60 përqind që nga e Mërkura, pas një akti sabotimi në objektin bërthamor të Iranit, Natanz.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Eragçi tha të Martën se jo vetëm që Irani së shpejti do të zëvendësojë centrifugat që u dëmtuan gjatë aktit të sabotazhit në Natanz, por gjithashtu do të instalojë edhe 1000 centrifuga shtesë me një kapacitet 50 përqind më të lartë pasurimi. Deklaratat e Eragçi u bënë jehonë deklaratave të mëparshme nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Said Khatizadeh, i cili i tha se pas sabotimit në Natanz, Irani do të fillonte një "rritje të jashtëzakonshme" në kundërmasat e tij bërthamore. "Amerikanët duhet të shmangin të gjitha llojet e keqkuptimeve," shtoi zyrtari iranian. Ai shtoi se SHBA nuk duhet të nënvlerësonte vendosmërinë e Iranit për t'u përballur me shantazhin dhe presionin e huaj në një kohë që zhvillohen bisedimet bërthamore. Republika Islamike, e denoncoi incidentin në objektin bërthamor Natanz si "një akt flagrant të terrorizmit bërthamor në tokën iraniane", duke e quajtur atë një "vepër të regjimit sionist ".

 

Tags