Prill 14, 2021 08:11 Europe/Tirane
  • Salehi: Pasurimi i uraniumit në Natanz vazhdon

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi vazhdimin e pasurimit të uraniumit në Natanz.

 "Ali Akbar Salehi", kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, në një intervistë për ISNA tha: Veprimi i Iranit për të prodhuar uranium të pasuruar deri në 60% është në përputhje me Ligjin e Veprimit Strategjik të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit për heqjen e sanksioneve.  Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit shtoi:  Ky proces është parashikuar në kornizën e marrëveshjes bërthamore dhe ne kemi hulumtuar këtë proces për një kohë të gjatë.  Sipas Salehi: Sa më shumë që ecim përpara, aq më e lartë është pasurimi dhe sa më i lartë të jetë pasurimi, aq më e lartë është cilësia e produkteve.  Republika Islamike e Iranit, në një letër drejtuar Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike,  njoftoi të martën se 1.000 centrifuga të reja do të instalohen në impiantin bërthamor Natanz.  Irani ka njoftuar se një mijë centrifuga të reja do të jenë të tipit IR-1, por efikasiteti i këtyre makinerive të reja që do të instalohen do të rritet me 50%.  

Tags