Prill 14, 2021 14:39 Europe/Tirane
  • Ruhani: Stabiliteti, siguria dhe pavarësia e Irakut, një prej prioriteteve të veçanta për Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka quajtur Irakun vend mik dhe fqinjë i mirë për Iranin dhe ka theksuar nevojën e domosdoshme për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të të dy vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare. Ruhani deklaroi: “Teherani dhe Bagdadi duke zgjeruar bashkëpunimet bilaterale dhe rajonale, mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimet e rajonit”.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Barham Salih, presidentin e Irakut, ka uruar ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit për qeverinë dhe popullin e këtij vendi myslimanë fqinjë dhe deklaroi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj stabilitetit, sigurisë, pavarësisë dhe integritetit territorial të Irakut, ndërsa shtoi: “Forcimi i dinjitetit, fuqisë dhe forcimit të pavarësisë së Irakut dhe ngritja e pozitës rajonale dhe ndërkombëtare e Irakut ka një pozitë dhe rëndësi të madhe për Iranin. Ne konsiderojmë se siguria e Irakut është edhe siguria e Iranit, prandaj kundërshtojmë çfarëdo lloj ndërhyrje të jashtme në çështjet e brendshme të Irakut dhe i konsiderojmë ato në dëm të këtij vendi dhe të të gjithë rajonit kurse besojmë se siguria e rajonit duhet të garantohet nga vetë vendet e rajonit. Amerikanë në luftën kundër terrorizmit po ndjekin një lojë të dyanshme dhe veprimi i tyre në kufijtë mes Irakut dhe Sirisë është shumë i paqartë dhe i dyshimtë. Amerikanët gjithnjë kanë luajtur rol destruktiv në rajon dhe prania e forcave ushtarake amerikane në rajon nuk ndihmon aspak vendosjen e paqes dhe stabilitetit”.

Ruhani në vazhdim të kësaj bisede telefonike, duke theksuar nevojën për përshpejtimin e punës në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme siç është projekti i ndërtimit të hekurudhës Shalamçe-Basra dhe lidhjen e hekurudhës së të dy vendeve, shtoi: “Irani dhe Iraku duke marrë parasysh potencialet e mëdha ekonomike, si dy ekonomi plotësuese, mund të zhvillojnë bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe duke forcuar sektorin e transportit të mallrave dhe të tranzitit, të shtojnë edhe sasinë e shkëmbimeve dhe marrëdhënieve tregtare”.

Barham Salih, presidenti i Irakut, në këtë bisedë telefonike me presidentin iranian, gjithashtu uroi ardhjen e muajit të Ramazanit për Qeverinë dhe popullin e Iranit kurse marrëdhëniet e Irakut me Republikën Islamike të Iranit i vlerësoi strategjike dhe në zhvillim e sipër ndërsa duke marrë parasysh të përbashkëtat e lashta kulturore dhe historike mes të dy vendeve, theksoi forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat, sidomos në fushat ekonomike dhe tregtare.

Presidenti i Irakut theksoi: “Qeveria e Irakut është e vendosur që t’i ndjekë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet në fushat e ndryshme mes të dy vendeve sepse kjo çështjeje do të jetë në interes të të dy vendeve dhe në interes të rajonit. Vendosja e paqes dhe stabilitetit në rajon ka rëndësi shumë të madhe, prandaj të gjitha vendet fqinjë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për realizimin e këtij qëllimi. Vendimi i Qeverisë së Irakut për t’i dhënë fund pranisë së forcave ushtarake të huaja në territorin e Irakut është vendim serioz dhe në këtë drejtim janë zhvilluar negociata strategjike dhe të vazhdueshme me amerikanët dhe do të vazhdojnë deri në arritjen e rezultatit përfundimtar”.

Tags