Prill 14, 2021 14:57 Europe/Tirane
  • Liderët e Iranit dhe Rusisë kanë vullnetin e duhur për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, vuri në dukjen përgjigjen e presidentit të Rusisë ndaj letrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe vlerësoi se liderët e lartë të dy vendeve kanë vullnet për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve bilaterale.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Bagher, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në takim me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi: “Ndryshimi dhe transferimi i pushtetit në Amerikë nuk do të ushtrojë kurrfarë ndikim mbi qasjen dhe vendimet e Iranit dhe Rusisë në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale. Përgjigja e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, ndaj letrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka treguar qartë këtë fakt se liderët e lartë të të dy vendeve shikojnë para drejt zgjerimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve”.

Ghalibaf gjithashtu tha: “Duhet ta ruajmë kornizën e marrëveshjes bërthamore, mirëpo Amerika gjithashtu duhet të zbatojë zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, pastaj edhe Irani do të vërtetojë heqjen e plotë të sanksioneve amerikane. Ky është qëndrimi i prerë dhe i qartë i Republikës Islamike të Iranit”.

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim vuri në dukje letrën e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dërguar për Vladimir Putin, presidentin e Rusisë dhe tha: “Në këtë letër është mbështetur nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes të dy vendeve. Ndërkohë, kthimi i plotë dhe i pakusht i Amerikës në zbatimin e zotimeve të vete në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në zbatimin e rezolutës 2231 të KS të OKB është një çështjeje e domosdoshme”.

Lavrov gjithashtu ka theksuar: “Ne kundërshtojmë në mënyrë serioze politikën e njëanshme të Amerikës”.

Tags