Prill 22, 2021 13:18 Europe/Tirane
  • Irani prodhon në mënyrë të përbashkët vaksinën Sputnik V

Ministri i shëndetësisë së Iranit ka njoftuar për hapjen e linjës për prodhimin e përbashkët të vaksinës ruse Sputnik V kundër virusit Korona në Iran.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, ka njoftuar për prodhimin e përbashkët të vaksinës Sputnik V me Rusinë në provincën Alborz të Iranit dhe ka thënë se nga muaji qershor i këtij viti Iranit do të bëhet një prej prodhuesve të vaksinës kundër virusit Korona në botë.

Ministri i shëndetësisë së Iranit shtoi: “Në të ardhmen vetëm ato vende do të bëjnë vaksinimin të cilat vetë prodhojnë vaksinë. Në dy javët e ardhshme do të fillojë prodhimi i përbashkët i vaksinës Sputnik V në provincën Alborz të Iranit dhe deri më tani janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura”.

Përveç kësaj, përkrah importit të vaksinës kudër virusit Korona, ekspertët dhe shkencëtarët iranianë kanë arritur të prodhojnë disa vaksina iraniane për t’u përballur me virusin Korona që njëra prej tyre tanimë është në fazën e tretë të testimit njerëzor.  

Ali Abraze, një prej mbikëqyrësve special të procesit për vaksinimin e qytetarëve në Iran, ka deklaruar: “Deri më tani 2 milionë doza të vaksinës kundër virusit Korona kanë arritur në Iran dhe në bazë të dokumentit kombëtar për vaksinim dhe në bazë të numrit të popullsisë, ato do të shpërndahen në provincat e Iranit. Deri më tani janë vaksinuar punonjësit e sektorit të shëndetësisë, invalidët e luftës, pastruesit dhe punonjësit e qendrave të varrezave”.

Tags