Prill 22, 2021 13:32 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sanksionet dhe presionet nuk mund të ndalin popullin e Iranit nga rruga e zhvillimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sanksionet dhe presioni nuk mund ta ndalë popullin e Iranit nga rruga e zhvillimit dhe progresit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani në ceremoninë e përurimit të disa projekteve kombëtare të Ministrisë së Bujqësisë, ka thënë: “Një prej qëllimeve tona nga përurimi i këtyre projekteve është ky që të tregojmë qartë për botën se sanksionet dhe presionet nuk mund të ndalin popullin iranian nga rruga e zhvillimit dhe progresit. Gjatë këtyre muaji që kaluan pavarësisht faktit se edhe sanksionet janë shtuar edhe pandemia e virusit Korona ka krijuar probleme të mëdha, por projektet tona të mëdha dhe të rëndësishme kanë vazhduar për zhvillimin e vendit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke thënë se sanksionet janë një padrejtësi e madhe ndaj popullit iranian, shtoi: “Ne në atë çast që ta shikojmë se pala tjetër është e gatshme për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve përkatëse, mund të veprojmë menjëherë”.

Tags