May 05, 2021 09:29 Europe/Tirane
  • Superkompjuteri iranian

Ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Iranit njoftoi suksesin e superkompjuterit iranian "Simorgh" dhe publikimin e tij zyrtar në të ardhmen e afërt.

Sipas IRNA; "Mohammad Javad Azari Jahromi" në faqen e tij në Twitter të martën në mbrëmje shkroi:  Inteligjenca artificiale është nxitësi i ardhshëm i ekonomive iraniane dhe botërore. Ministri i Komunikimeve shtoi:  Të rinjtë iranianë patën sukses në sigurimin e kapacitetit përpunues të cilin e kishin të domosdoshëm për të vënë në veprim superkompjuterin iranian "Simorgh". Ai shtoi:  Superkompjuteri ishte në gjendje të kalonte testet e tij dhe zbulimi i tij zyrtar do të bëhet së shpejti. Sipas këtij raporti, superkompjuteri Simorgh është një nga 100 super kompjuterët në botë teknologjia e prodhimit të të cilave monopolizohet vetëm nga disa vende.  Projekti do të përdoret në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, metadata dhe Interneti dhe siguron bazën për parashikimin e motit, analizën gjeologjike, sizmologjinë dhe analizën e të dhënave gjenetike në një platformë të gjerë të dhënash.

Tags