May 05, 2021 20:34 Europe/Tirane
  • Gjenerali i lartë i Iranit: Duke evoluar nga përdorimi i gurëve, në raketa; Intifada Palestineze e gatshme për të çrrënjosur shtypësit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane deklaroi se intifada palestineze është më e përgatitur se kurrë më parë për të çrrënjosur pushtuesit izraelitë me mbështetjen e frontit të rezistencës dhe të botës islamike.

"Ne paralajmërojmë regjimin sionist, i cili kohët e fundit ka pësuar goditjet e hidhura dhe vdekjeprurëse të Frontit të Rezistencës dhe intifadës së fuqishme palestineze,… se intifada aktuale, e cila ka evoluar nga hedhja e gurëve, në lëshimin e raketave, është më e gatshme se kurrë për të çrrënjosur pushtuesit me ndihmën e frontit të rezistencës dhe Ummetit Islamik, "tha të Mërkurën Gjeneral Major Muhamed Bakeri. Ai i bëri deklaratat në një mesazh për të shënuar Ditën e Ndërkombëtare të Kudsit, të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila u shpall nga themeluesi i Revolucionit Islamik të Iranit Ajetollah Khomeini në vitin 1979 për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin për popullin e Palestinës përballë agresionit izraelit. Gjeneral Major Bakeri tha se Dita e Kudsit ishte një sprovë e madhe për të dëshmuar mbështetjen për kombin e shtypur palestinez dhe irritimin nga mishëruesit e shtypësve që janë "Amerika kriminale dhe Izraeli uzurpues". Një trashëgimi e qëndrueshme dhe një iniciativë strategjike nga Imam Khomeini, Dita e Kudsit është konsideruar si "një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe me ndikim në rrjedhën e rezistencës dhe luftës së myslimanëve dhe popullit të shtypur të Palestinës kundër shtypjes, krimit dhe okupimit ", tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane. Kjo ditë "ka arritur të formojë lëvizjen globale anti-sioniste dhe një front zgjimi në arenën rajonale dhe ndërkombëtare përmes mobilizimit dhe bashkimit të fuqisë në botën islamike", shtoi ai. Komandanti i lartë irania vuri në pikëpyetje seriozitetin e vendeve perëndimore për të mbrojtur të drejtat e njeriut ndërsa ata heshtin ndaj krimeve kundër kombit palestinez, duke pyetur: "Cili institucion global ose fuqi është përgjegjës për t'iu përgjigjur listës së panumërt të masakrave, luftërave, bombardimeve dhe krimeve të tjera në botën islamike, veçanërisht në territoret e okupuara? "

 

Tags