May 06, 2021 13:36 Europe/Tirane
  • Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit: Popujt dhe shtetet myslimane le ta mbajnë ndezur zjarrin e rezistencës dhe luftës kundër sionistëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit në prag të Ditës Botërore të Kodsit të shenjtë me anë të një deklarate, ka kërkuar nga popujt dhe shtetet myslimane që duke ushtruar presion mbi fuqitë botërore dhe institucionet ndërkombëtare, t’i detyrojnë ato të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e veta në mbështetje ndaj të drejtave të popullit të Palestinës dhe t’i japin fund pushtimit të territoreve të Palestinës dhe ta mbajnë ndezur zjarrin e rezistencës dhe luftës kundër sionistëve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot (të enjten) në prag të Ditës Botërore të Kodsit, me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Maturia historike e Imam Khomejnit (ra) në emërimin e të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit me emrin Dita e Kodsit, është bërë shkak që të mbahet gjallë ideali për çlirimin e Palestinës dhe të zbulohet padrejtësia dhe krimet e sionistëve ndaj popullit të shtypur të Palestinës.  Përgjatë viteve të kaluara, Dita e Kodsit është shndërruar në një simbol kundër politikës pushtuese dhe të dhunshme në mesin e myslimanëve dhe të gjithë popujve liridashës në botë dhe kjo ditë ka luajtur një rol të pashembullt në dështimin e dhe neutralizimin e planeve dhe komploteve çnjerëzore dhe të dhunshme të fuqive hegjemoniste të botës kundër popullit të Palestinës. Sot po e mbajmë gjallë idealin e Ditës së Kodsit në rrethanat kur krimet dhe dhuna e aparteidit të regjimit sionist dhe shkelja e të drejtave të palestinezëve janë intensifikuar në masë shumë të madhe dhe myslimanët dhe popujt liridashës të botës duke e manifestuar këtë ditë, luajnë një rol të çmuar dhe të rëndësishëm për forcimin e moralit të popullit të Palestinës dhe për neutralizimin e politikës djallëzore dhe pushtuese të regjimit sionist, sidomos në shkatërrimin e shtëpive e Kodsit të shenjtë dhe dëbimin me dhunë të banorëve palestinezë nga ky qytet i shenjtë. Republika Islamike e Iranit beson se vendosja e qetësisë dhe paqes së qëndrueshme në Palestinë nuk mund të arrihet ndryshme përveçse nëpërmjet zgjidhjes së çështjeve themelore të krizës së Palestinës siç është dhënia e fund e pushtimit, kthimi i refugjatëve palestinezë, përcaktimi i sistemit shtetëror të ardhshëm të Palestinës në bazë të një referendumi me pjesëmarrjen e banorëve origjinal dhe në fund formimin e shtetit të unifikuar të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë”, - thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags