May 06, 2021 13:51 Europe/Tirane
  • Amerika kërkon shkatërrimin e centrifugave të gjeneratës së re të Iranit

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Amerika dhe Evropa në vazhdim të ambicieve të pakufishme të tyre, kanë kërkuar shkatërrimin e centrifugave të gjeneratës së re në Iran.

Kanali televiziv Press Tv në një raport të tij, ka bërë të ditur se në vazhdimin e ambicieve të pakufishme të palës amerikane dhe evropiane në negociatat për marrëveshjen bërthamore, kësaj radhe Amerika dhe Evropa kanë kërkuar shkatërrimin e centrifugave të gjeneratës së re të Iranit.

Sipas këtij burimi, Amerika dhe Evropa në shkëmbim të ndërprerjes së disa sanksioneve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kanë kërkuar shkatërrimin e centrifugave të gjeneratave të reja IR-6, IR-9 dhe IR-4. Kjo është në kohën kur Amerika akoma nuk ka pranuar të heqë sanksionet dhe të zbatojë zotimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore.

Press Tv duke cituar burime të informuar, ka thënë se pala amerikane dhe evropiane në negociatat në Vjenë synojnë t’i imponojnë Iranit disa zotime të reja në fushën e teknologjisë atomike në shkëmbim të ndërprerjes së përkohshme të disa sanksioneve në bazë të marrëveshjes bërthamore, por jo heqjen e atyre sanksioneve dhe shkatërrimi i centrifugave të gjeneratës së re është një prej atyre kërkesave të tyre. Paraqitja e kësaj çështjeje bëhet në kohën kur madje edhe në bazë të marrëveshjes bërthamore dhe në rast të finalizimit të marrëveshjes për kthimin e të dy palëve në marrëveshjen bërthamore, këto centrifuga nuk duhet të shkatërrohen, por vetëm duhet të vendosen nën mbikëqyrjen e ANEA-së. Press Tv ka raportuar se këto ambicie të tepruara të perëndimore dhe insistimi i tyre mund të çojë në dështimin e procesit të negociatave të marrëveshjes bërthamore.

Nesër pritet të rifillojnë bisedimet e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë të Austrisë mes Iranit dhe grupit 4+1.

Tags