May 06, 2021 14:12 Europe/Tirane
  • Fillon faza e tretë e testimit njerëzor të vaksinës së përbashkët të Iranit dhe Kubës kundër virusit Korona

Faza e tretë e testimit njerëzor të vaksinës kundër virusit Korona të prodhuar në mënyrë të përbashkët mes Iranit dhe Kubës ka filluar ditën e enjte në qytetin Bandarabas të Iranit.

Rektori i Universitetin të Shkencave Mjekësore në provincën Hormozgan të Iranit gjatë ceremonisë së fillimit të fazës së tretë të testimit njerëzor të vaksinës kundër virusit Korona të prodhuar nga instituti Pastor, ka thënë: “Faza e tretë e testimit njerëzor të kësaj vaksine tanimë ka filluar në Bandarabas dhe do të zhvillohet në dy etapa duke u injektuar mbi 3000 persona vullnetarë”.

Dr. Husejn Farshidi ka shtuar: “Personat vullnetar të moshës 18 deri në 80 vjeç do ta marrin këtë vaksinë dhe përgjatë 2 muajve do të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve për të vëzhguar shenjat dhe gjendjet e tyre shëndetësore. Pasi të konfirmohet rezultati i kësaj faze dhe të sigurohet imuniteti i mjaftueshëm te ata, kjo vaksinë do të përgatitet për vaksinim të përgjithshëm të qytetarëve. Deri më tani jemi të sigurt për efektin e kësaj vaksine dhe shpresojmë se edhe faza e tretë e testimit njerëzor do të kalojë me sukses”.

Tags