May 06, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Shefi i IRGC: Me një gjerësi prej 14 kilometrash në disa vende, mjafton një operacion për të fundosur Izraelin

Në pragun e së Premtes së fundit të muajit të Ramazanit, ku bota Myslimane nderon Ditën Botërore të Kudsit, Komandanti i Përgjithshëm i IRGC në një program televiziv  komentoi situatën aktuale, me theks të veçantë mbi mbytjen që po përjeton Izraeli brenda dhe jashtë.

"Ne jemi dëshmitarë të një fenomeni politik krejtësisht të ri në një shkallë rajonale dhe globale dhe ky fenomen është rënia progresive e fuqive të mëdha në rajon dhe më gjerë. Konfigurimi i tyre i forcës po shpërbëhet dhe kohezioni i tyre përballë Rezistencës po humbet. Në të vërtetë, të ballafaquara me një front të bashkuar që është ai i Rezistencës, këto fuqi tani refuzojnë të mbështesin njëra-tjetrën dhe të paguajnë çmimin për aleancën e tyre, ndërsa në Azinë Perëndimore, fjala mbizotëruese ishte krijimin i aleancës anti-Rezistencë. Secila palë vepron e pavarur nga gjithçka dhe në përputhje të plotë me interesat e saj. Aparati izraelit i sigurisë është një hije e vetvetes, i dobësuar, dhe megjithatë Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë ta ndihmojnë atë. Ne po përballemi me konsumimin dhe plakjen e fuqive tradicionale të cilat funksionuan fuqimisht me kalimin e kohës, por që tani kanë humbur çdo shkathtësi, çdo gjallëri. Politika e tyre e jashtme është e fjetur, joaktive. Sidoqoftë, kjo gjendje letargjike ka pasoja të drejtpërdrejta në rajonin tonë. Në Jemen, situata është kthyer në favor të Ansarallahut dhe sauditët po shkojnë nga një disfatë, në tjetrën. Asnjë nga pjesët e mbrojtjes anti-ajrore saudite nuk po funksionon dhe Riadi nuk është në gjendje të kapë rrjedhën e dronëve jemenas. Në Siri, tani është në fuqi një ekuilibër politik dhe po shkohet drejt zgjedhjeve. Fronti i Rezistencës është fuqishëm i pranishëm edhe në Irak ku kohezioni politik dhe gjallëria karakterizojnë Rezistencën. Por Forca Kuds, meqenëse po flasim shumë për të në këto ditë, e ushqen këtë gjallëri. Në Liban dhe Palestinë, ajo ishte në gjendje të krijonte një forcë djegëse dhe t'i bënte palestinezët të vetë-mjaftueshëm. Ne kurrë nuk kemi eksportuar ndonjë gjë për shkak të kufizimeve dhe sanksioneve, por kemi transferuar të dhëna teknologjike. Por sot flluska izraelite e sigurisë është shpuar dhe Izraeli është në muzgun e tij. Dhe ka shumë mundësi që kësaj here procesi i shpërbërjes së Izraelit do të vijë nga brenda. Kjo rënie shihet kudo dhe në të gjitha nivelet është e perceptueshme në Izrael, në ekonomi, në shoqëri, në politikë. Çdo të shtunë, zhvillohen protesta në rrugë dhe regjimi sionist është në legjislativin e tij të katërt akoma pa rezultat dhe po shkon drejt në një votimi të pestë. Sistemi sionist po shembet nën peshën e vet. Izraeli ka bombarduar duke goditur vetveten për një vit e gjysmë, vetëm për të mbuluar këto boshllëqe. Këto të meta janë mbresëlënëse. Dy muaj më parë, regjimi izraelit provoi se sa e prekshme është tregtia e tij detare, një njësi ekonomike e varur 90% nga detet. Kush do ta kishte menduar që trafiku detar izraelit me këtë nivel kontingjenti, të ishte aq i lehtë për tu ndërprerë. Askush nuk do të kishte besuar se në Haifa do të shpërthente një rafineri gjigande, se rezervuarët e amoniakut do fillonin të rrjedhin, se 80 firma dhe kompani do të sulmoheshin me sulme kibernetike dhe se dy hapa nga aeroporti Ben-Gurion do të shkaktohej një shpërthim dhe pastaj një zjarr gjigand, apo që agjentët e Mossad-it në Erbil, do të likuidoheshin! Mbi të gjitha, Izraeli është shpërndarë gjeografikisht mbi një rrip tepër të hollë, gjerësia e të cilit në disa vende nuk i kalon 14 kilometrat, çka bën që goditja e parë "armike" të jetë edhe e fundit. Dobësia më e madhe e regjimit sionist është se secili nga hapat e tij taktikë mund të dalë përfundimisht të jetë një humbje strategjike ose që Izraeli është i shkatërrueshëm përmes një "operacioni" të vetëm ... Për të folur përsëri për atë fabrikë raketash izraelite, ishte krejtësisht qesharak shpjegimi i dhënë nga izraelitët! Por, që kur vendet kanë filluar të kryejnë teste balistike në mes të një fabrike armësh?! Mirëpo kjo flluskë fuqie dhe autoriteti e krijuar me mbështetjen e propagandës ka plasur dhe tani bota mundet ta shohë Izraelin në ditët e tij të vërteta, pa maska ​​dhe makijazh". Më tej, Gjeneral Major Husein Salami, Komandanti i Përgjithshëm i IRGC, theksoi: "Në fakt, strategjia e armiqve tanë për të kanalizuar zhvillimet politike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme gjithmonë ka konsistuar në sulmimin e vendeve në rajon njëri pas tjetrit në mënyrë që t'i ndajnë ata nga njëri-tjetri. Sapo një vend sulmohej dhe më pas dorëzohej, ata lëviznin drejt tjetrit, qëllimi i tyre përfundimtar është Irani. Nëse ata do të kishin pasur sukses në planet e tyre për të sulmuar secilën palë, për ta bërë atë të kapitullonte dhe për të kaluar në tjetrën, ata do të kishin arritur objektivat e tyre. Por ajo që bëri Forca Kuds ishte të krijonte një shtrirje të qartë midis këtyre fronteve të ndryshme të përçara, për t'i bashkuar ato dhe për ta bërë Azinë Perëndimore një të tërë, solide, koherente dhe jashtëzakonisht anti-Arrogancë. "

 

Tags