May 06, 2021 20:55 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të pranojë kërkesat e reja bërthamore të SHBA dhe evropianëve

Kanali informativ iranian Press TV ka mësuar nga burime të mirinformuara se Irani nuk do të pranojë kërkesat e reja të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropianët gjatë procesit diplomatik që po zhvillohet për ringjalljen e mundshme të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Amerika dhe Evropa në shkëmbim të ndërprerjes së disa sanksioneve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kanë kërkuar shkatërrimin e centrifugave të gjeneratave të reja të Iranit IR-6, IR-9 dhe IR-4. Kjo është në kohën kur Amerika akoma nuk ka pranuar të heqë sanksionet dhe të zbatojë zotimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore. Press TV mori informacion se Irani jo vetëm që nuk do të bëjë lëshime para kërkesave të tepruara të perëndimorëve, por në rast të këmbënguljes nga ana e palës tjetër, do të shkatërrohet jo vetëm procesi i negociatave të Vjenës, por edhe vet marrëveshja bërthamore. Paraqitja e kësaj çështjeje bëhet në kohën kur madje edhe në bazë të marrëveshjes bërthamore dhe në rast të finalizimit të marrëveshjes për kthimin e të dy palëve në marrëveshjen bërthamore, këto centrifuga nuk duhet të shkatërrohen, por vetëm duhet të vendosen nën mbikëqyrjen e ANEA-së.

 

Tags