May 08, 2021 09:52 Europe/Tirane
  • Irani dënoi sulmin sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin sionist ndaj xhamisë Al-Aksa dhe besimtarëve palestinezë.

Sipas IRNA, "Saeed Khatibzadeh", zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, të Shtunën tha:  Irani dënon ashpër sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa, kibla e parë e myslimanëve, si dhe martirizimin dhe plagosjen e besimtarëve palestinezë në të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në Ditën Botërore të Kodsit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane shtoi: "Ky krim lufte edhe një herë i provoi të gjithë botës natyrën kriminale të regjimit të paligjshëm sionist dhe nevojën për veprim urgjent ndërkombëtar për të ndaluar shkeljen e parimeve më themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare "  Khatibzadeh theksoi:  Republika Islamike e Iranit dënon këtë krim të rëndë kundër njerëzimit dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjet e dëshmorëve të këtij incidenti dhe u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të përmbushin detyrën e tyre të përcaktuar për t'u marrë me këtë krim lufte.  Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se Republika Islamike e Iranit qëndron me krenari pranë popullit heroik të Palestinës dhe u bën thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht vendeve Islamike, të përmbushin detyrën e tyre historike dhe të qëndrojnë pranë popullit palestinez kundër agresorëve sionistë.  Burimet e lajmeve të Premten në mbrëmje raportuan se militantët sionistë sulmuan besimtarët palestinezë në Xhaminë Al-Aksa.  Milicët sionistë mbyllën dyert e Xhamisë Al-Aksa dhe sulmuan besimtarët palestinezë.  Sipas raportit, të paktën 53 palestinezë u plagosën në këtë sulm nga militantët sionistë brenda oborrit të Xhamisë Al-Aksa.  

Tags