May 08, 2021 13:51 Europe/Tirane
  • Ruhani: Aktualisht po e kalojmë pikën e valës së katër të pandemisë Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se edhe pse në disa provinca po vërejmë rënien dhe ngritjen e statistikave, por në të gjithë ato provinca kemi arritur në procesin e kalimit të pikës së valës së katërt të përhapjes së virusit Korona edhe pse në këtë periudhë numri i personave të infektuar ishte më i lartë, mirëpo numri i të vdekur ishte i barabartë me valën e tretë.

Hasan Ruhani ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit të përballjes me virusin Korona duke thënë se gjatë javëve të kaluara u përballem me valën e katërt të virusit Korona, shtoi: “Varianti anglez i virusit Korona për fat të keq është më i zhvilluar dhe është bërë shumë i rrezikshëm. Edhe pse sipas raporteve, në provinca po vërejmë rënien dhe ngritjen e statistikave, mirëpo në të shumtën e rasteve mund të themi se në të gjitha provincat kemi arritur pikën më të lartë dhe tani jemi duke e kaluar atë dhe shifrat po shkojnë drejt rënies”.

Ruhani gjithashtu tha: “Edhe pse numri i personave të infektuar gjatë kësaj vale ka qenë më i lartë, mirëpo shifrat e vdekjeve kanë qenë të barabarta me ato të valës së tretë dhe kjo e gjitha është fal punës së palodhshme të personelit mjekësor”.

 

Tags