May 09, 2021 13:37 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije i dërgon letër liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për zhvillimet në Kods

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) me anë të një mesazhi dërguar për liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka shpjeguar ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kodsin e pushtuar dhe ka kërkuar marrjen e qëndrimeve të prera të botës islame për mbështetjen e banorëve të Kodsit dhe ndërprerjen e krimeve të pushtuesve izraelitë.

Qendra palestineze për informim ka njoftuar se Ismail Hanije sot me anë të një mesazhi dërguar për Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka theksuar: “Sulmet dhe agresionet e sionistëve kundër Kodsit dhe në lagjen Bab Al-Amud dhe në lagjen Shikh Xharah si dhe agresionet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa dhe besimtarëve myslimanë, përbëjnë një përpjekje të gjerë të krerëve të regjimit pushtues sionist për t’i dhënë legjitimitet kolonive sioniste, shpërnguljes me dhunë të popullatës palestineze, konfiskimit dhe uzurpimit të shtëpive të palestinezëve dhe vendosjen e ndarjes kohore dhe vendore të Xhamisë Al-Aksa dhe ndryshimin e statusit të sovranitetit të këtij vendi të shenjtë”.

Shefi i zyrës politike të Hamas ka thënë: “Krimet e regjimit sionist kanë shkelur të gjitha vijat e kuqe dhe kanë lënduar ndjenjat e Umetit Islamik ndërsa po sulmohet qyteti i Kodsit të shenjtë dhe historia islame e tij dhe ekzistenca dhe e ardhmja e të drejtat legjitime të banorëve të këtij qyteti, ashtu sikur që po sulmohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe shërbyesit e autoritetet e këtij vendi të shenjtë”.

Ismail Hanije ka kërkuar lëvizje urgjente të botës islame për të marrë qëndrime të prera ndaj krimeve të regjimit sionist dhe përpjekje të menjëhershme për mobilizimin e qëndrimeve islame dhe diplomatike arabe, islame dhe ndërkombëtare për të ndalur agresionin e armikut sionist dhe krimet e barbare të tij ndaj popullit të Palestinës dhe vendeve të shenjta në qytetin e pushtuar të Kodsit sidomos ndaj Xhamisë Al-Aksa.

Gjatë përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në Ditën Botërore të Kodsit janë plagosur me dhjetëra palestinezë.

 

Tags