May 09, 2021 13:57 Europe/Tirane
  • Zarif: Ata të cilët e duan Afganistanin, t’i japin fund vëllavrasjes

Ministri i punëve të jashtme të Iranit me anë të një mesazhi në reagim ndaj shpërthimit terrorist në Kabul të Afganistanit, ka shkruar: “Ka ardhur koha që të gjithë ata që e duan Islamin dhe Afganistanin, t’i japin fund vëllavrasjes në këtë vend”.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e diele me anë të një mesazhi në Twiter, ka reaguar ndaj sulmit terrorist në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit dhe ka shkruar: “Ka ardhur koha që të gjithë ata që e duan Islamin dhe Afganistanin, t’i japin fund vëllavrasjes në këtë vend dhe të bashkuar e të unifikuar, të ngushtojnë sa më shumë hapësirën për terroristët paatdhe të ISIS. Jemi të prekur e të lënduar thellë për vrasjen e vajzave të pafajshme dhe myslimane të cilat në mënyrë të padrejtë dhe barbare u bënë viktimë e takfiristëve të ISIS, takfiristëve të cilët kanë treguar dhe dëshmuar se janë plotësisht të huaj me Islamin dhe virtytet njerëzore”.

Vlen të theksohet se në shpërthimin terrorist të ditës së shtunë në një shkollë në perëndim të Kabulit, janë vrarë me dhjetëra rreth 50 personave dhe 150 të tjerë janë plagosur që shumica e tyre janë nxënëse.

Ndërkohë Zebihullah Muxhahid duke theksuar se grupi Taliban nuk është implikuar në këtë sulm, ka deklaruar se grupi terrorist ISIS është përgjegjës për këtë sulm.

 

Tags