May 12, 2021 14:08 Europe/Tirane
  • Shamkhani: U shemb rrjeta e merimangës së sionistëve

Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter ka shkruar se u shemb rrjeta e merimangës së sionistëve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, në llogarinë e tij në Twiter, ka shkruar: “Rrjeta e merimangës së sionistëve që pretendon se është e hekurt, u shemb dhe u shkatërrua nga raketat e rezistencës së Palestinës”.

Ali Shamkhani në vazhdim ka shkruar: “Të rinjtë revolucionarë dhe kryengritës të Palestinës duke ndryshuar ekuacionet e sigurisë, kanë zgjeruar fushëbetejën e tyre deri në zemër të territoreve të pushtuara”.

Në kohën kur protestat e palestinezëve kundër planeve të regjimit sionist për hebraizimin e Kodsit të shenjtë dhe kundër veprimeve provokuese të sionistëve siç ishte vendimi për uzurpimin e lagjes Shejkh Xharah dhe për dëbimin me dhunë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, po zgjerohen për çdo ditë e më shumë janë intensifikuar edhe sulmet dhe agresioni i forcave ushtarake të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe janë shtuar përleshjet e luftimet.

Tags