May 13, 2021 07:45 Europe/Tirane
  • Takim trepalësh Iran-Rusi-Kinë në Vjenë

Pas konsultave intensive në Vjenë, një takim trepalësh u mbajt sot, me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve të Iranit, Rusisë dhe Kinës në zyrën e përfaqësimit të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas agjencisë IRNA, pjesëmarrësit në takim rishikuan dhe koordinuan qëndrimet e tre vendeve në bisedime dhe diskutuan disa çështje të rëndësishme në fushën e heqjes së sanksioneve dhe çështjeve bërthamore. Në takim, përfaqësuesit e Rusisë dhe Kinës, duke kujtuar rolin aktiv të Iranit në përparimin e bisedimeve, riafirmuan mbështetjen e tyre për heqjen efektive të sanksioneve kundër popullit iranian.  Të tre vendet gjithashtu bënë thirrje për përparim të përshpejtuar në bisedime. Aktualisht në Vjenë po zhvillohen negociatat midis Iranit dhe P4 + 1 për të gjetur një mënyrë për t'i detyruar Shtetet e Bashkuara që të përmbushin detyrimet e tyre. Negociatat deri tani nuk ka dhënë rezultat për shkak të sabotimit amerikan. Të martën, u mbajtën takime midis Seyed Abbas Eragçi, kreu i delegacionit negociator iranian, Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe krerëve të delegacioneve të tre vendeve evropiane.

Tags