May 13, 2021 12:46 Europe/Tirane
  • Qytetarët iranianë protestojnë në mbështetje të popullit palestinez

Qytetarët iranianë sot në mëngjes pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, kanë organizuar një marsh protestues nga Universiteti i Teheranit deri në sheshin Palestina në Teheran dhe kanë deklaruar mbështetjen e vet ndaj popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pjesëmarrësit në këtë marsh protestues gjithashtu kanë dënuar krimet e regjimit sionist ndaj popullit palestinez dhe kanë hedhur slogane si “All-llahu Akbar!”, “Vdekje Amerikës!” dhe “Vdekje Izraeli!” dhe kanë marshuar deri në sheshin Palestina në shenjë mbështetje ndaj popullit të Palestinës.

Gjatë këtij marshi protestues gjithashtu disa figura dhe personalitete politike dhe përfaqësues të rezistencës së Palestinës kanë mbajtur fjalime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Palestinë dhe në territoret e pushtuara.

 

Tags