May 13, 2021 13:03 Europe/Tirane
  • Organizata për Bashkëpunimin Islamik të luajë rol më aktiv në zhvillimet e Palestinës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar domosdoshmërinë e unitetit dhe bashkëpunimit të vendeve islame për t’u përballur me pushtuesit sionistë, deklaroi: “Organizata për Bashkëpunim Islamik duhet të luajë një rol më aktiv në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë, sepse kjo organizatë esencialisht është themeluar për krizën e Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në një bisedë telefonike me emirin e Katarit, duke i uruar festën e Fitër Bajramit qeverisë dhe popullit të këtij vendi dhe duke mirëpritur qëndrimet e Katarit në dënimin e veprimeve të fundit agresore të regjimit sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe sulmeve të ashpre dhe krimeve sionistëve kundër Gazës, ka thënë: “Ngjarjet e hidhura të disa ditëve të fundit dhe krimet e regjimit sionist, e kanë shtuar më shumë se në të kaluarën nevojën e domosdoshme për unitet dhe bashkëpunim të vendeve islame për t’u përballur me politikën e dhunshme dhe pushtuese të regjimit sionist. Vendet islame duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbrojtur popullin e Palestinës dhe për çlirimin e këtij vendi në kuadër të përballjes me sulmet dhe agresionet raciste të regjimit sionist ndaj palestinezëve. Palestina është pjesë e trupit të botës islame, prandaj sulmet dhe agresionet e regjimit sionist ndaj popullit të Palestinës duhet të ndalen në mënyrë urgjente dhe nuk duhet të lejojmë që populli i shtypur i Palestinë të vuaj dhe të shtypët më tepër se kaq. Bashkëpunimi dhe uniteti i vendeve islame rreth Palestinës është një qëllim esencial, prandaj Organizata për Bashkëpunim Islamik duhet të luajë një rol më aktiv në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë, sepse kjo organizatë është themeluar esencialisht për krizën e Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa”.

Shejkh Tamim bin Khalife Ale Thani, emiri i Katarit, në këtë bisedë telefonike, duke uruar ardhjen e festës së Fitër Bajramit për qeverinë dhe popullin e Iranit, ka vlerësuar lartë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me zhvillimet dhe luftimet e fundit të Palestinës dhe ka thënë: “Katari ka qëndrime të njëjta me Iranin sa i përket dënimit të sulmeve sioniste kundër Palestinës dhe ndjekjen e çështjes për ndërprerjen sa më të shpejtë të tyre dhe gjithashtu kërkon një rol me efekt më të madh të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në këtë drejtim”.

 

Tags