May 14, 2021 13:27 Europe/Tirane
  • Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit: Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare të përballen me krimet e sionistëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit me anë të një deklarate me rastin e Ditës së Nekbatit (Jeumul-Nekba), ka kërkuar nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare që të zbatojnë detyrën dhe përgjegjësinë e vet për t’i dhënë fund pushtimit dhe për ta kundërshtuar vazhdimin e krimeve dhe agresioneve të sionistëve.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e premte me lëshimin e një deklarate me rastin e përvjetorit të themelimit të regjimit fals sionist Ditës së Nekbatit (Jeumul-Nekba), ka deklaruar: “Sot në kohën kur përvjetori i Ditës së Nekbatit (Jeumul-Nekba), Palestina e qëndrueshme po përballet me valën e re të krimeve të paturpshme të regjimit uzurpues dhe anti-njerëzor sionist dhe është në gjak e kryengritje. 73 vite më parë, më 14 maj të vitit 1948, populli i Palestinës me anë të një intrige dhe komploti ndërkombëtar, u dëbua me dhunë nga toka dhe vendi i etërve të tij dhe në vend të qytetarëve palestinezë u vendos regjimi sionist dhe u krijua në mënyrë të falsifikuar një popull i huaj. Sionistët kriminelë përkundër ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare me forcën e armëve dhe me dhunën çnjerëzore, kanë uzurpuar territoret e Palestinës, kanë prishur përbërjen e popullsisë së Palestinës dhe kanë dëbuar me dhunë popullin vendas dhe në vend të palestinezëve autokton, kanë sjell emigrantë sionistë në vendet e shenjta të Palestinës”.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit thuhet: “Në kohën kur gjatë këtyre ditëve regjimi pushtues i Kodsit po përballet me rrezikun dhe mungesën e legjitimitetit të tij, për fat të keq, ne po vërejmë një valë të re të sulmeve dhe agresioneve kundër vendeve të shenjta fetare dhe kundër Bejtul-Mokades dhe vrasjen e popullit të pambrojtur të Palestinës nga ana regjimit racist sionist të cilat me ndihmën e Zotit, do të përballen me kundërpërgjigje të ashpër nga ana e rezistencës popullore dhe Intifadës së Palestinës”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë deklaratë duke dënuar ashpër veprimet kriminale të fundit të regjimit pushtues të Kodsit kundër popullit të shtypur të Palestinës, ka kërkuar nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare që të zbatojnë detyrën dhe përgjegjësinë e vet për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të kundërshtuar vazhdimin e krimeve dhe agresioneve të sionistëve.

Tags