May 14, 2021 14:19 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një grup terrorist në juglindje të Iranit

Forcat tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një komunikate, kanë deklaruar: “Një grup terrorist i cili së fundi ka vrarë dy të rinj nga fshati Hiçan në rrethin Nikshehr të provincës Sistan-Beluçistan në juglindje të Iranit, është shkatërruar plotësisht”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë komunikatë për media të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, thuhet: “Gjatë një përleshje të zhvilluar janë vrarë dy pjesëtarë të këtij ekipi terrorist dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit të ndryshëm. Gjatë kësaj përleshje është plagosur edhe një pjesëtar i forcave tokësore të Gardës Revolucionare”.

Tags