May 16, 2021 14:31 Europe/Tirane
  • Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit mbështesin Boshtin e Rezistencës së Kodsit

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një deklarate kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Boshtit të Rezistencës së Kodsit të shenjtë.

Në deklaratën e ditës së shtunë të deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit thuhet: “Për më shumë se shtatë dekada po vazhdojnë krimet dhe vrasja e fëmijëve palestinezë nga ana e regjimit sionist me mbështetjen e Amerikës dhe gjatë kësaj periudhe gjithnjë ka vazhduar politika pushtuese e regjimit sionist dhe ky regjim vazhdimit ka shfrytëzuar rastet për të sulmuar vendet e ndryshme islame”.

Me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, regjimi sionist ka filluar rrugën drejt dekadencës dhe shumë popuj të ndryshëm janë zgjuar dhe ata janë drejtuar në këtë drejtim që kjo njollë kancerioze duhet të çrrënjoset. Kjo ide ka buruar nga Imam Khomejni (ra) dhe sot po ndiqet nga gjeneratat e reja që ndjekin rrugën e tij. Rezultat i këtij të menduari revolucionar, sot janë krijuar grupet e rezistencës të cilat jo vetëm në të gjithë botën islame, por edhe në vende jomyslimane po vazhdojnë këtë rrugë. Ne si deputet të Parlamentit Islamik të Iranit duke ndjekur udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik i cili ka thënë se secili person duhet të qëndrojë kundër regjimit sionist, gjithashtu mbështesim rezistencën e Palestinës”.

Tags