May 16, 2021 18:51 Europe/Tirane
  • Ndërtimi i super kompjuterit iranian

Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Republikës Islamike të Iranit theksoi se ndërtimi i super kompjuterit iranian "Simorgh" do të sigurojë infrastrukturë të inteligjencës artificiale.

Mohammad Javad Azari Jaharomi të Dielën në prezantimin e super kompjuterit Simorgh të prodhuar në Universitetin e Teknologjisë Amirkabir tha:  Super kompjuteri Simorgh ka një ndikim të madh në të ardhmen e vendit dhe ky është vetëm hapi i parë.  Azari Jaharomi shtoi:  Aktualisht, konkurrenca në botë është në fushën e inteligjencës artificiale.  Sipas Ministrit të Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Iranit, operacioni tjetër i super kompjuterit të ardhshëm të Iranit për të siguruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale me kapacitet 100 "fotoplape" do të nisë brenda vitit të ardhshëm.  Azari Jahromi gjithashtu tha: Superkompjuteri i ardhshëm i Iranit do të marrë emrin e matematikanes së ndjerë iraniane Maryam Mirzakhani. Superkompjuteri Simorgh me një kapacitet prej gjysmë teraflops u përurua sot, në Universitetin e Teknologjisë Amirkabir. Flop është një njësi matëse për shpejtësinë e përpunimit të të dhënave në kompjuter.  Kapaciteti i këtij super kompjuteri pritet të arrijë në një pentaflops brenda një muaji.

Tags