Qershor 18, 2021 08:05 Europe/Tirane

Sot e premte 18 qershor në të gjithë Iranin prej orës 7:00 të mëngjesit kanë nisur zgjedhjet e 13-ta presidenciale të Iranit, së bashku me dy zgjedhje të tjera ato afatmesme të Asamblesë Konsultative Islamike dhe Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit, si dhe zgjedhjet e këshillave islamikë të qytetit dhe fshatrave.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, hodhi votën e tij në orën 7:00 të mëngjesit në qendrën e votimit 110 në huseinienë Imam Khomeini(ra). Pas votimit lideri suprem në fjalimin e tij, ditën e zgjedhjeve e quajti ditën e kombit iranian. Në fjalën e tij Ajetollah Khamenei tha: Sot udhëzuesi dhe drejtuesi kryesor i skenës është populli iranian i cili me votën e tij do të caktojë fatin dhe detyrën e përgjithshme dhe themelore për vitet e ardhshme. Si rezultat dita e sotme i përket popullit. Lideri suprem shtoi: Në bazë të realitetit, logjika e njeriut përcakton se i gjithë kombi duhet të marrë pjesë në këtë test kombëtar dhe shkaku i kësaj ftese të përsëritur nga ne që populli të marrë pjesë në zgjedhje, është se në radhë të parë vetë populli përfiton nga këto zgjedhje dhe republika islamike në arenën ndërkombëtare fiton pikë të mëdha. Lideri suprem, votën e secilit votues e cilësoi të rëndësishëm dhe theksoi se të gjithë duhet të vijnë, të përzgjedhin dhe të japin votën dhe askush nuk duhet të thotë se pa votën time nuk ndodh ndonjë gjë, sepse duhet ta dinë se secili votues me votën e tij krijon pjesëmarrje milionëshe të kombit iranian në votime. Këto zgjedhje ashtu si në të gjitha zgjedhjet e  42 viteve të kaluara, kanë rëndësi tepër të madhe. Mirëpo në këto zgjedhje 3 pika janë më të rëndësishme. Pika e parë e rëndësisë së zgjedhjeve është demokracia dhe ndikimi i votës së popullit në përcaktimin e fatit të  vendit. Zgjedhjet që janë mbajtur që nga fitorja e revolucionit islamik gjithmonë janë bërë shkak për forcimin e demokracisë dhe kanë krijuar kushtet për aktivitete me preferenca dhe objektiva të reja. Është e natyrshme që në çdo rast të zgjedhjeve, kandidatët të shfaqin pikëpamje dhe qëndrime me preferenca të ndryshme politike në krahasim me periudhat e kaluara. Ky ndryshim në fakt është tregues i shëndetit të zgjedhjeve dhe është një pikë e rëndësishme e zgjedhjeve. Pika e dytë e rëndësisë së zgjedhjeve, është ndikimi politiko-social i pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të njerëzve në zgjedhje. Pjesëmarrja në zgjedhje përveçse është një detyrë fetare ajo është një e drejtë politike dhe sociale. Çdo votë që hidhet në kutitë e votimit, në fund krijon bashkësinë e votave të një kombi dhe kjo nënkupton unitet dhe solidaritet politik, kombëtar dhe fetar. Si rezultat pjesëmarrja e zbehtë në zgjedhje do të thotë mos përkushtim në përcaktimin e fatit dhe të ardhmes politike të vendit gjë e cila mund të ketë ndikim negativ afatgjatë për vitet e ardhshme. Pika e tretë e rëndësisë së zgjedhjeve, është ndikimi i votës së popullit në forcimin e strukturave të shtetit. Eksperienca e 38 zgjedhjeve që janë mbajtur në Iran ka treguar se sa herë që në Iran janë organizuar zgjedhje me pjesëmarrje të madhe të votuesve, ndikimi politik, social dhe ekonomik i atyre zgjedhjeve ka qenë edhe më i madh. Është e qartë se sa herë janë organizuar zgjedhje, gjithmonë ato janë shoqëruar me ndryshime dhe progrese. Këto ndryshime kanë krijuar shpresë dhe vullnet tek shoqëria për të ecur përpara. Kombi iranian shumë herë ka treguar se me vetëdije dhe vullnet me anë të zgjedhjeve të denja ka hedhur hapa përpara. Zgjedhjet e sotme gjithashtu janë të tilla.

 

 


 

Tags