Tetor 10, 2021 16:08 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Negociatat do t'i çojmë para me mendjen kolektive

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se negociatat do t'i çojmë përpara me mendjen kolektive.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve ISNA, duke theksuar se vështrimi ndaj Lindjes nuk do të thotë lënia anash Perëndimin dhe me siguri se nuk dëshirojmë ta lidhim vendin për Rusinë e Kinën, shtoi: "Negociatat e Vjenës dhe ringjalljen e marrëveshjes bërthamore do t'i ndjekim me mendjen kolektive. Fjalët kyçe që po përdorim për politikën e jashtme në qeverinë e trembëdhjetë, janë politika e jashtme e balancuar nën diplomacinë aktive, dinamike dhe inteligjente. Vështrimi ndaj vendeve fqinjë dhe vështrimi ndaj vendeve të tjera të Azisë dhe bashkëpunimi me vendet e këtij rajonit, për Iranin ka prioritet të parë në fushën e politikës së jashtme. Vështrimi ndaj vendeve të Azisë nuk do të thotë se ne nuk e kemi vëmendjen drejt rajoneve të tjera të botës duke përfshirë edhe Perëndimin. Ne në mënyrë të qartë u kemi deklaruar shteteve perëndimore se me Kinën, Rusinë dhe Indinë ndodhemi në një rajon dhe përkufizohemi në gjeografinë e Azisë kurse për shkak të politikave të ndjekura nga ana e Amerikës dhe moszbatimit të zotimeve të shteteve evropiane ndaj Iranit, ata vetë për çdo ditë po pësojnë humbje dhe po largohen nga programet e investimit dhe bashkëpunimit me Iranin në fusha të ndryshme tregtare dhe ekonomike. Irani nuk qëndron duarlidhur, por në kuadër të interesave të tij kombëtare, merr vendim dhe vazhdon rrugën".

Tags