Tetor 13, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimeve bilaterale, temë kryesore e takimit të gjeneral Bagheri me Imran Khan

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministri i Pakistanit kanë theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme duke përfshirë sigurinë kufitare dhe bashkëpunimet mbrojtëse.   

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në takim me Imran Khan, kryeministrin e e Pakistanit, vuri në dukje kontaktet dhe bisedimet e rëndësishme që ka zhvilluar sot me komandantin e ushtrisë dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Pakistanit dhe e ka quajtur të domosdoshëm forcimin e bashkëpunimeve të afërta mes dy vendeve fqinjë të cilat gjatë viteve të fundit kanë shënuar progres të rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre duke përfshirë edhe sigurinë kufitare.

Imran Khan në këtë takim ka theksuar zotimin e qeverisë së Pakistanit për të thelluar marrëdhëniet me Iranin në fushën e sigurisë kufitare, fushën ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë. Kryeministri i Pakistanit në këtë takim gjithashtu ka theksuar se kriza e Afganistanit në asnjë mënyrë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake dhe me bashkëpunimin e të gjitha grupeve dhe subjekteve politike të brendshme të këtij vendi, duhet formuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

Tags