Tetor 13, 2021 20:52 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Forcat e Armatosura të Iranit kanë fituar teknologji të përparuar të mbrojtjes

Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se Forcat e Armatosura të Iranit, falë përpjekjeve plotësisht autoktone, janë pajisur me teknologjinë mbrojtëse të nivelit të lartë në botë.

Gjeneral Major Husein Salami e bëri deklaratën të Mërkurën, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve të mëdha të Forcave Ajrore që përfshinin Divizionin Ajror të IRGC, Forcat Ajrore të Republikës Islamike të Iranit (IRIAF) dhe Forcën e Mbrojtjes Ajrore të Republikës Islamike të Iranit (IRIADF). "Ajo që ne perceptuam gjatë kësaj stërvitje ishte një shfaqje moderne dhe e avancuar në çdo aspekti të operacioneve të mbrojtjes ajrore përballë skenarëve të paparashikueshëm," vuri në dukje komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik. "Me vullnetin e Zotit, të gjitha objektivat që hynë në zonën e stërvitjeve u shkatërruan që me goditjen e parë të sistemeve," tha gjenerali Salami. "Arsyeja për këtë është se Divizioni i Hapësirës Ajrore të IRGC dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë kanë fituar teknologji të përparuar për sistemet e tyre shumë moderne," shtoi ai. Gjeneral Salami tha se stërvitjet kanë për qëllim të dërgojnë "mesazhin e pandryshueshëm të unitetit" midis IRGC dhe Ushtrisë në detyrën e tyre për të shërbyer në mbrojtjen e vendit.

 

Tags