Tetor 14, 2021 20:17 Europe/Tirane
  • Thyhet rekordi ditor i importit të vaksinave në Iran

Drejtori Teknik i Doganave të Iranit njoftoi thyerjen e rekordit ditor të importeve të vaksinave në vend me ardhjen e dërgesës së katërmbëdhjetë të vaksinave ruse.

Z. Mehrdad Xhamal Arvanaghi, Drejtori Teknik i Doganave të Iranit, tha në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve IRIB: "Këtë mëngjes (e enjte) 6 milionë doza vaksine u importuan në Iran, dhe duke përfshirë edhe importin e 400,000 dozave të vaksinës ruse Sputnik, 6 milion dhe 400 mijë doza të vaksinës kundër Covid19 kanë hyrë në vend në një ditë. Arvanaghi deklaroi se dërgesa e 400,000 dozave të vaksinës ruse ishte ngarkesa e katërmbëdhjetë e vaksinave Sputnik të importuara në vend, duke shtuar: në 13 dërgesat e mëparshme, një milion e 370 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik u importuan në vend.  Sipas tij, dërgesat e vaksinës Sinofarm nga Kina dhe Astrazeneka nga Italia dhe Gjermania do të hyjnë në Iran në tre ditët e ardhshme. Njëkohësisht me furnizimin e vaksinës nga burime të huaja, po zhvillohet edhe vaksinimi i përgjithshëm i popullsisë në Iran me vaksinë iraniane.

 

Tags