Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Turqisë
Tetor 21, 2021 20:46 Europe/Tirane
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë folën në telefon për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.
Sipas qendrës së informacionit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, sot (e enjte) Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu pati një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdullahian dhe diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Afganistan dhe Siri. Bisedimet bërthamore midis Iranit dhe vendeve të G4 + 1 në Vjenë ishin tema të tjera të diskutuara nga Çavuşoglu dhe Amir Abdullahian.