Nëntor 03, 2021 19:26 Europe/Tirane

Kanali televiziv shtetëror iranian raportoi për përplasjen e parë të Marinës së SHBA-së dhe Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në ujërat e Detit të Omanit, ku amerikanët, të tronditur nga goditjet e njëpasnjëshme që ranë mbi ta, si në Irak, në Siri, por edhe në Jemen dhe së fundmi në Liban, po kryejnë një çmenduri të vërtetë duke kërkuar të marrin peng një cisternë iraniane të naftës.

Natyrisht, kjo përpjekje të kujton atë të kryer tashmë në Atlantik, ku amerikanët sulmuan një cisternë me naftë iraniane në të, ndërsa rrëmbyen ngarkesën e saj, të cilën e shitën më pas në Shtetet e Bashkuara. Por këtë herë, ata u bënë shumë më tepër agresivë, sepse u përpoqën të rrëmbenin cisternën dhe ngarkesën e saj në mes të Detit të Omanit! Së pari, “Shtetet e Bashkuara rrëmbyen cisternën që transportonte naftën iraniane për eksport përpara se të shkarkonin ngarkesën për ta ngarkuar në një cisternë tjetër. Më pas ata e çuan anijen në një destinacion të panjohur, " por komandot detare të IRGC u ulën në bordin e cisternës së dytë dhe shumë shpejt e konfiskuan këtë anije, e cila është aktualisht në ujërat territoriale iraniane". Por kjo kapje nuk u bë pa rezistencën e forcave amerikane. Televizioni publik iranian raportoi se "disa anije luftarake dhe helikopterë amerikanë u përpoqën të rifitonin kontrollin e cisternës, por këto përpjekje" dështuan dhe luftanijet amerikane u detyruan të ndryshonin kursin. "Më pas u nis një përpjekje e dytë e SHBA-së, një shenjë se plani i rrëmbimit të cisternës ishte punuar dhe ripunuar për muaj të tërë, ndoshta që nga operacioni spektakolar i kapjes së anijes britanike të naftës “Steno Impero” nga forcat e IRGC në Gjirin Persik në vitin 2019. Burimi nuk tregoi kombësinë e cisternës së dytë përgjegjëse për naftën iraniane, por një burim i informuar pohon se ajo ishte me të vërtetë cisterna e cila në vitin 2020 ishte kapur nga Shtetet e Bashkuara jo shumë larg brigjeve të Venezuelës, ngarkesa e së cilës ishte shitur. Ditët e fundit, Marina amerikane ka shumëfishuar manovrat e përbashkëta provokuese me sfond anti-iranian, me Bahrejnin dhe Arabinë Saudite, por edhe me regjimin izraelit. A ishin këto manovra përgatitje groteske për një "rrëmbim" të çmendur të cisternave iraniane në mes të Detit të Omanit? Megjithatë, kjo lëvizje e dështuar mund t'u kushtojë shumë autorëve të saj. Dhe pirateria detare e SHBA-së do të vuajë jo vetëm në Gjirin Persik apo në Detin e Omanit, por edhe më gjerë në Oqeanin Indian.

 

Tags