Nëntor 15, 2021 14:30 Europe/Tirane

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë theksoi nevojën e heqjes së sanksioneve të vendosura kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, sot në konferencën e tij për shtyp të përbashkët me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, në Teheran vlerësoi lartë mikpritjen e Iranit dhe shprehu solidaritet me të dëmtuarit nga tërmeti në Hormozgan ndërsa tha: "Turqia gjithmonë qëndron përkrah Iranit".

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë vuri në dukje forcimin e marrëdhënieve Ankara-Teheran në të gjitha fushat dhe shtoi: "Shpresoj që gjatë takimit të shtatë të këshillit për bashkëpunimeve mes të dy vendeve do të nënshkruhet plani i rrugës për bashkëpunim mes Turqisë dhe Iranit. Në takimin që zhvilluam me z. Amir Abdulahjan kemi biseduar në lidhje me paqen dhe sigurinë në rajon, sidomos në Irak, Afganistan dhe Jemen".

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë duke shpreh shqetësim për gjendjen që po mbretëron në Afganistan, vlerësoi se rrugëzgjidhja e krizës në këtë vend është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse. Mevlyt Çavushoglu gjithashtu deklaroi gatishmërinë e Turqisë për bashkëpunim me Iranin në lidhje me situatën në Afganistan.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë sot ka arritur në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e lartë të Republikës Islamike të Iranit. Çavushoglu pas takimit me Husejn Amir Abdulahjan, do të shkojë të takohet edhe me Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags