Nëntor 24, 2021 15:11 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Forcat e mobilizimit vullnetar

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi lëshuar me rastin e javës së forcave të mobilizimit vullnetar "Basixh", ka deklaruar: "Me bindjen dhe mbështetjen te Zoti i madhëruar dhe i gjithëdijshëm, forcat "Basixh" mund të luajnë rol efikas në të gjitha çështjet e përgjithshme të vendet dhe të ofrojnë rrugëzgjidhje".

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke uruar javën e forcave të mobilizimit vullnetar "Basixh" me theks të veçantë për gjeneratat e reja të forcave Basixh, ka thënë: "Forcat e mobilizimit vullnetar Basixh, ashtu sikurse gjenerata e mëparshme, janë fëmijë të dashur të Imam Khomejnit (ra). Forcat e mobilizimit vullnetar "Basixh" duhet ta vlerësojnë pozitën e vet dhe duhet ta dinë se me përkushtim dhe vullnet të palëkundur dhe nën dritën e maturisë dhe mendimit të drejtë dhe me bindje e mbështetje te Zoti i gjithëdijshëm dhe i plotëfuqishëm, mund të luajnë rol efikas në të gjitha çështjet publike të vendit dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të vendit. Kjo është eksperienca disa dekadash e popullit të Iranit".

Vlen të theksohet se Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, më 26 nëntor të vitit 1979, lëshoi dekretin për formimin e Organizatës së Forcave të Mobilizimit Vullnetar "BAsixh".

Forcat e mobilizimit vullnetar "Basixh" gjatë katër dekadave të kaluara jo vetëm që kanë mbështetur sistemin e Republikës Islamike të Iranit në fusha të ndryshme të mbrojtjes dhe ushtarake, por kanë dhënë kontribut të madh edhe në zhvillimin dhe progresin e shkencës dhe teknologjisë në Iran.

Tags