Nëntor 25, 2021 08:43 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Është e mundur të arrihet një marrëveshje me Agjencinë Atomike

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, është e mundur.

Sipas IRNA, Husein Amir-Abdullahian të mërkurën në një mesazh në Twitter, duke iu referuar takimit të tij me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Teheran tha: Diskutimet për vazhdimin e bashkëpunimeve ishin të frytshme, por finalizimi i tekstit kërkon më shumë punë. Amir Abdullahian, duke u shprehur se një marrëveshje është e mundur, theksoi: Politizimi i çështjeve teknike është jokonstruktiv. Gjatë një takimi me Grossin të martën, Amir Abdullahian theksoi vullnetin serioz të Republikës Islamike të Iranit për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive me Agjencinë në kuadër të Marrëveshjes së Masave Mbrojtëse dhe shprehu shpresën se besimi dhe bashkëpunimi reciprok do të forcohen më tej gjatë vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA.  Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke theksuar qasjen profesionale dhe të paanshme të IAEA, e përshkroi vizitën e tij si një shenjë të vullnetit për dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë, zgjidhjen e çështjeve dhe rritjen e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit, si dhe gatishmërinë e Agjencisë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura në bashkëpunim të ngushtë me Republikën Islamike të Iranit.  vlen të theksohet se bisedimet për rifillimin e negociatave të marrëveshjes bërthamore janë planifikuar për më 29 nëntor në Vjenë. Deri më tani, në Vjenë midis Iranit dhe Grupit Katër plus Një janë mbajtur gjashtë raunde bisedimesh.

Tags