Nëntor 25, 2021 14:50 Europe/Tirane
  • Instituti Razi i dorëzon pesë milionë doza Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit

Ministri i Bujqësisë së Iranit ka deklaruar se Instituti Razi i Iranit ka dorëzuar 5 milionë doza të vaksinës Pastcovac kundër Covid-19 Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sejed Xhavad Sadatinezhad, ministri i bujqësisë së Iranit, ditën e enjte në një takim të zhvilluar me Bahram Ajnullahi, ministrin e shëndetësisë së Iranit, në selinë e Institutit Razi në qytetin Karaxh, deklaroi: “Instituti Razi në fushën e medikamenteve dhe sidomos të vaksinës kundër virusit Korona ka edhe blerës të jashtëm dhe pasi të sigurohet sasia e nevojshme e dozave të vaksinës kundër virusit Korona brenda në vend, ky institut do të shikojë opsionet edhe për eksportin e vaksinës në vendet e tjera”.

 

Tags