Nëntor 25, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit

Zëvendësministri i Jashtëm iranian u takua me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit.

Sipas IRNA, Ali Bagheri Kani, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, u takua të enjten në Kuvajt me ministrin e jashtëm të Kuvajtit Sheikh Ahmad Nasser Al-Mohammad Al-Sabah. Në këtë takim u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe të ngushta ndërmjet dy vendeve mike Iranit dhe Kuvajtit. Bagheri Kani dhe Sheikh Ahmad Nasser Al-Muhammad Al-Sabah diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare. Bagheri Kani udhëtoi sot për në Kuvajt, ndërsa dje (e mërkurë) udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe për t'u takuar me Anwar Gargash, këshilltarin diplomatik të kryetarit të EBA. Konsultimet e Ali Bagheri Kanit në vendet e rajonit zhvillohen në prag të bisedimeve të Vjenës. Turneu rajonal i zëvendësministrit të Jashtëm të Iranit vjen pasi raundi i shtatë i bisedimeve të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore është planifikuar të zhvillohet në Vjenë të hënën e ardhshme.

 

Tags