Mokhber: SCO është një model i suksesshëm i bashkëpunimit strategjik rajonal
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit theksoi: Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një model i suksesshëm i bashkëpunimit strategjik rajonal.
Sipas IRNA, Mohammad Mokhber, zv/presidenti i parë i Iranit, sot (e enjte) në mbledhjen e njëzetë të Këshillit të Ministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait shpjegoi politikat strategjike të Iranit për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. "Irani, si një anëtar i përgjegjshëm i rajonit dhe i komunitetit ndërkombëtar, ka shumë aftësi, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme, burime të pasura energjetike, avantazhin e kohezionit gjeografik dhe solidaritetit kombëtar dhe lidhjet e fuqishme historike dhe kulturore me vendet e rajonit dhe anëtarët e SCO që pengojnë rritjen e ideve ekstremiste në rajon," shtoi Mokhber në takimin e 20-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Shangait.Sipas tij, potencialet e mëdha ekonomike dhe avantazhet krahasuese në secilin prej vendeve anëtare të organizatës tërheqin vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe krijojnë mundësi unike për lidhje strategjike dhe ndërveprim më të madh ndërmjet anëtarëve. Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Irani i jep përparësi të veçantë lehtësimit të transportit dhe linjave të tranzitit me qëllim të përmirësimit të lidhjeve midis Kinës, Azisë Jugore dhe Juglindore me Afganistanin, Azinë Qendrore, Kaukazin dhe Rusinë.