Dhjetor 31, 2021 19:23 Europe/Tirane
  • Vizita e Presidentit iranian në Rusi do të hapë një etapë të re në bashkëpunimin Teheran-Moskë

Ambasadori iranian në Rusi e cilësoi vizitën e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Moskë dhe takimin me Presidentin e Rusisë si një pikë kthese në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Kazem Xhalali, ambasadori iranian në Rusi, në një videomesazh me rastin e Vitit të Ri 2022 shtoi: “Marrëdhëniet ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë janë duke u përmirësuar dhe në ditët e para të Vitin e Ri, vizita e Presidentit të Iranit  Ebrahim Raisi në Moskë dhe takimi me Presidentin rus Vladimir Putin do të hapë një etapë të re në bashkëpunimin Teheran-Moskë në të gjitha fushat". Presidenti iranian Ebrahim Raisi do të kryejë një vizitë zyrtare në Moskë në fillim të vitit 2022 për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë rusë mbi mënyrat për të promovuar marrëdhëniet strategjike midis dy palëve. Ali Bahadori Xhahromi, zëdhënësi i administratës iraniane, tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte ftuar homologun e tij iranian të udhëtonte në Moskë "në përputhje me vazhdimin e ndërveprimeve strategjike" midis dy vendeve.

 

Tags