Janar 02, 2022 15:02 Europe/Tirane

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit theksoi se lufta e sotshme e armikut është për të shkatërruar vetëbesimin kombëtar të Iranit dhe për të induktuar vetëhumbjen e qytetarëve.

Agjencia e lajmeve Iran Pres njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, sot (të dielën) gjatë ceremonisë për fillimin e fazës së tretë të studimeve klinike të vaksinës "Noora", deklaroi: "Lufta e sotshme e armikut po zhvillohet për ta shkatërruar vetëbesimin kombëtar të Iranit dhe për të induktuar vetëhumbjen në mënyrë që ne të mos i kushtojmë vëmendje potencialeve tona të brendshme dhe ta konsiderojmë botën perëndimore si fuqi superiore në çdo aspekt. Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër, përveçse të jemi të pavarur".

Vaksina iraniane "Noora" kundër virusit Korona pasi i është dhënë vetë komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare, ka hyrë në fazën e tretë të testimit klinik. Në fazën e tretë të studimit klinik të vaksinës iraniane "Noora" kundër virusit Korona që ka filluar ditën e diele (sot) gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e gjeneral Husejn Salamai, komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare, dhe Bahram Ajnullahi, ministrit të shëndetësisë së Iranit, 10 mijë doza do t'i injektohen personave vullnetarë.

Vaksina iraniane "Noora" është e llojit të proteinës me kombinim të ri "B" e cila në fazën e parë të studimeve klinike i është dhënë 70 persona vullnetarë ndërsa në fazën e dytë 300 është testuar në 300 persona të tjerë. Në fazën e parë është vërtetuar se kjo vaksinë nuk ka pasoja anësore ndërsa në fazën e dytë të testimit është konfirmuar imuniteti i krijuar me këtë vaksinë përball virusit Covid-19.  

Tags