Janar 03, 2022 19:57 Europe/Tirane

Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit theksoi: Azia Perëndimore dhe rajoni i gjerë i Frontit të Rezistencës kanë vazhduar të ecin përpara pas martirizimit të Gjeneral Soleimanit.

Në lidhje me zhvillimet në rajonin e Azisë Perëndimore pas martirizimit të Gjeneral Kasem Soleimani, Gjeneral brigade Ali Fadavi tha: “Njëkohësisht me përparimin e Frontit të së Drejtës, Fronti i Falsitetit dhe Amerika djallëzore janë në rrugën e tërheqjes”. Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike shtoi: "Amerikanët u larguan nga Afganistani me turp dhe tani po ikin me turp nga Iraku. Ky proces vazhdon derisa i gjithë rajoni të mos shohë më fytyrën e Shteteve të Bashkuara". Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i IRGC-së tha gjithashtu: “Regjimi sionist është gjithashtu në kolaps dhe efektet e tij janë më të dukshme se në të kaluarën dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar këtë proces”.

 

Tags