Janar 13, 2022 15:37 Europe/Tirane
  • Në Juglindje të Iranit zhvillohet manovra ushtarake “Muhamed Resulullah s.a.v.s.”

Manovra më e madhe ushtarake e përbashkët dhe kombinuar e bazës “Kods” të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit u zhvillua me emrin “Muhamed Resulullah s.a.v.s.” në rajonet juglindore të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Muhamed Pakpur, komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: “Kjo manovër ushtarake zhvillohet me bosht kryesor zonën gjeografike dhe operative nga baza ushtarake “Kods” në provincën Sistan-Baluçistan në juglindje të Iranit dhe në formë të kombinuar në dy faza të mëdha luftarake ushtarake dhe të forcave të mbrojtjes civile. Në fazën luftarake dhe ushtarake, marrin pjesë njësi të ndryshme operative të bazës ushtarake “Kods” të Gardës Revolucionare duke përfshirë njësitë raketore, artilerisë, dronëve, helikopterëve, mjeteve të blinduara dhe njësive të mjeteve shkatërruese dhe eksplozive si dhe të njësive speciale luftarake duke improvizuara të gjitha kushtet e një konflikti luftarak të vërtetë. Të gjitha këto njësi kanë vepruar në nivel shumë të lartë dhe manovra ka arritur qëllimet e saj. Në fazën e stërvitjeve të forcave të mbrojtjes civile janë kryer operacione për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për popullatën civile”.

Tags