Janar 14, 2022 14:35 Europe/Tirane
  • Në ishullin Gheshm të Iranit lëshohet në funksion rafineria e naftës super të rëndë

Rafineria për përpunimin e naftës super të rëndë “Pasargad” është lëshuar në funksion dhe ka hyrë në rrjetin e prodhimit në ishullin Gheshm në jug të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se rafineria me kapacitet prodhimi 35 mijë fuçi naftë të papërpunuar super të rëndë është përuruar dhe lëshuar në funksion në grupin e zgjerimit të energjisë “Pasargad” gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, dhe zyrtarisht ka filluar prodhimin. 50% e produkteve të përpunuara të këtij kompleksi të madh në ishullin Gheshm shndërrohen në zift dhe 50% e tyre shndërrohen në prerje të lehta naftore që përfshinë produktet Nafta, Gazoil dhe Naftë të Lehtë, ndërkohë që të gjitha këto produkte do të eksportohen 100% në vendet e ndryshme të botës.

Faza e dytë e këtij kompleksi është duke u ndërtuar dhe deri më tani është shënuar 20% progres fizik dhe me përfundimin e kësaj faze, sasia e prodhimit ditor të produkteve të përpunuar në këtë kompleks do të arrijë në 70 mijë fuçi në ditë.

Shuma vlerës shtesë të krijuara nga përpunimi i produkteve naftore në këtë rafineri të rëndësishme në ishullin Gheshm është llogaritur 857 milionë dollarë në vit. Sipas ekspertëve, kjo rafineri do të prodhojë 1 milion tonelata zift dhe 6.5 milionë fuçi produkte naftore në vit me qëllim të eksportit.

Tags