Janar 14, 2022 19:57 Europe/Tirane
  • Përshpejtimi i partneritetit strategjik: Ministri i Jashtëm iranian viziton Kinën

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka vënë në dukje "progres shumë të mirë" në bisedimet Kinë-Iran për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke thënë se "çështjet strategjike" po diskutohen midis Teheranit dhe Pekinit.

Amir-Abdollahian i bëri komentet të premten pasi mbërriti në Kinë si kreu i një delegacioni të rangut të lartë politik dhe ekonomik me ftesë të homologut të tij kinez, Wang Yi. “Në marrëdhëniet dypalëshe kemi një koordinim dhe bashkëpunim të mirë në çështje të ndryshme dhe kemi bërë progres shumë të mirë në çështje të ndryshme në përputhje me interesat e të dyja palëve”, tha ai, duke shtuar se “në qeverinë e re iraniane po përballemi me më shumë përshpejtim” të forcimit të marrëdhënieve. “Çështjet strategjike janë në axhendën e dy vendeve dhe këto çështje kanë krijuar një atmosferë të re në korrespondencën mes presidentëve të dy vendeve”, shtoi kryediplomati iranian. Ai gjithashtu vuri në dukje se ritmi i zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe ka ardhur duke u përshpejtuar gjatë administratës së Presidentit Ebrahim Raisi. Amir-Abdollahian vlerësoi rolin “vërtet të admirueshëm” të Kinës gjatë negociatave bërthamore në Vjenë dhe shtoi: “Pavarësisht se çfarë do të ndodhë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Kina dhe Irani, së bashku me partnerët e tjerë tregtarë dhe rajonalë, do të jenë në anën e duhur të historisë, përgjithmonë”, shtoi ai. Ministri i Jashtëm i Iranit më tej tha se Irani dhe Kina mund të kundërshtojnë terrorizmin dhe ekstremizmin dhe të ndihmojnë në kthimin e të gjitha vendeve të shtypura në komunitetin ndërkombëtar. “Si një qytetërim i madh me një histori kulturore 7000 vjeçare, dhe së bashku me Kinën, Irani është gati të marrë përgjegjësinë për zhvillimin kulturor të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkohë, me arritjet e bashkëpunimit të përbashkët ekonomik, Irani do të luante rolin e tij në zhvillimin global dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët të denjë për shoqërinë njerëzore”, theksoi Amir-Abdollahian.

 

Tags