Janar 15, 2022 13:07 Europe/Tirane
  • Iran, 18 persona humbin jetën nga virusi Korona, janë dhënë mbi 125 milionë doza të vaksinës

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 6.218.741 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 18 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 132.044 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 1.421 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 6.218.741 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 18 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 132.044 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 6.062.633 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 1.369 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 43.326.629 analiza për diagnostikimin e virusit Korona". 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 60.289.939 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 53.064.275 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Gjithashtu 12.205.821 persona kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 125.560.035 persona.

Tags