Janar 23, 2022 09:16 Europe/Tirane
  • Erdogan viziton Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Seyed Ibrahim Raisi, në një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën mbrëma tha: "Republika Islamike e Iranit ka një pikëpamje afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Turqinë”.  

Sipas Mehr, “Raisi” në këtë bisedë telefonike, duke iu referuar kapaciteteve të zhvillimit të marrëdhënieve Teheran-Ankarasë dhe bashkëpunimit në fushat dypalëshe dhe rajonale, shtoi se Irani mirëpret planifikimin për bashkëpunim strategjik me Turqinë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi nevojën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve si e vetmja rrugë drejt sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në pjesë të ndryshme të rajonit. Në këtë bisedë telefonike, presidenti turk deklaroi gjithashtu se Turqia ka përgatitur një listë të bashkëpunimeve të ndryshme ekonomike për forcimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit dhe shprehu interesim që së shpejti të vizitojë Teheranin. “Recep Tayyip Erdogan” theksoi gjithashtu vazhdimin e furnizimit me energji të Turqisë nga Irani, duke thënë: Turqia e konsideron Iranin një furnizues të besueshëm të energjisë dhe kërkon të rrisë nivelin e bashkëpunimit të saj me Teheranin.

Tags