Prill 28, 2022 15:14 Europe/Tirane
  • Kalibaf: Palestina është çështja numër një në botën islame

Në prag të Ditës Botërore të Kodsit, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit tha se Palestina është çështja e parë dhe prioritet i botës islame dhe e Umetit Islam.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, Muhamed Bagher Ghalibaf, në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB, duke iu referuar emërtimit të Ditës Botërore të Kodsit nga Imam Khomejni (ra), deklaroi: "Imam Khomejni (ra) me një vëmendje të veçantë dhe me një vështrim strategjik, emëroi Ditën Botërore të Kodsit dhe i gjithë Umeti Islam dhe njerëzit liridashës të botës do të marrë pjesë në një marshim në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës në këtë ditë".
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke vënë në dukje se këtë vit, Dita Botërore e Kodsit ka karakteristika të veçanta, shtoi: "Lufta e popullit palestinez në territoret e pushtuara ka marrë një formë të re dhe regjimi sionist ka frikë të madhe dhe shqetësim të thellë nga kjo çështje".
Ghalibaf tha se pjesëmarrja e popullit iranian dhe e myslimanëve të tjerë dhe njerëzve liridashës anë e mbanë botës në marshin e Ditës Botërore të Kodsit, bëhet për të mbrojtur popullin e shtypur të Palestinës dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të mbrojtur parimet njerëzore dhe Islame në atë tokë të shenjtë.
Vlen të theksohet se më datë 29 prill 2022 që përkon me 27 Ramazan 1443 hixhri kameri, shënohet Dita Botërore e Kudsit.

Tags